Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë/ Urologia Ndervataj: Pini sa më shumë ujë, eliminohen bakteret

Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë/ Urologia Ndervataj: Pini sa më shumë ujë, eliminohen bakteret

Infeksionet urinare në shtatzëni janë dukshëm të zakonshme. Po kush i shkakton ato?

Mjekja urologe Drilona Ndervataj, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegoi shkaqet që cojnë në shtimin e këtyre infeksioneve, kjo edhe për shkak të ndryshimeve hormonale të shtatzënisë të cilat ndikojnë në traktin urinar.

Infeksionet urinare në shtazani janë të zakonshme.

Ato ndodhin zakonisht ndodhin gjatë tre mujorit të dyte, me rritjen e progesteronit, që ndodh gjatë shtazanisë poashtu dhe zmadhimit të mitrës, që shkojnë dhe bëjnë ngadalësimin e uriterit dhe fshikëzës së urinës dhe shtypjen e tyre, dhe të ngadalësojë rrjedhjen e saj. Nëse urina nuk zbrazet shpejt nga fshikëza, mikrobet janë më të afta të shumohen dhe të shkaktojnë një infeksion.

Për urologen Ndërvataj, mënyra më ë mirë për të evituar infeksionet urinare është pirja në sasi të mëdha të ujit të pijes, për të bërë të mundur eliminimin e baktereve.

Për të bërë të mundur evitimin e këtyre problemeve është shumë rëndësishme që të pihet shumë ujë.

Në këtë mënyrë rritet dhe bëtë mundur shpëlarjen e baktereve që të urinoni sa më shpesh që të mos mbahet fshikëza plot. Përpos kësaj pas një marrëdhënie seksuale duhet që të urinoni direkt dhe le të themi se këto janë këshillat më të thjeshta për tu realizuar në praktikën e përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy