
Është mbyllur pas afro dy orësh protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur nga PD zyrtare, para Bashkisë së Tiranës.
Në protestë u shënuan momente tensioni, ku këshilltarët e opozitës tentuan të thyejnë me forcë kordonin e vendosur nga policia para godinës.
Po ashtu ata kanë sulmuar si zakonisht me molotov Bashkinë e Tiranës.
Protestuesit kërkuan nga policia hapjen e dyerve për hyrjen në institucion të këshilltarëve të bashkisë.
Ata bënë vazhdimisht thirrje për dorëheqjen e Erion Veliajt si kryebashkiak dhe vendosjen e tij para përgjegjësisë penale.



