Speci djegës, efektet pozitive te ata që e konsumojnë

Speci djegës, efektet pozitive te ata që e konsumojnë

Ata që e pëlqejnë specin djegës jetojnë më gjatë dhe do të jenë më pak të rrezikuar nga problemet e zemrës dhe kanceri. Ky është rezultati i një hulumtimi paraprak, i cili do të paraqitet në sesionet shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës 2020.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e specave djegës ka një efekt anti-inflamator, antioksidues, antitumor dhe rregullues të glukozës në gjak për shkak të kapsaicinës, e cila i jep specit efektin djegës. Për të analizuar efektet e specit djegës në vdekshmërinë e të gjitha shkaqeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit morën në shqyrtim 4 729 studime nga pesë baza të të dhënave globale shëndetësore (Ovid, Cochrane, Medline, Embase dhe Scopus).

Analiza e tyre përfundimtare përfshin katër studime të mëdha që përfshinin rezultate shëndetësore për pjesëmarrësit me të dhëna mbi konsumin e djegës. Të dhëna për shëndetin dhe dietën e më shumë se 570 000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara, Itali, Kinë dhe Iran u përdorën për të gjetur ndryshime midis atyre që konsumonin spec djegës dhe atyre që nuk e kanë përdorur kurrë ose rrallë.

Krahasuar me njerëzit që rrallë ose kurrë nuk hanin spec djegës u vu re një ulje relative prej 26% e vdekshmërisë kardiovaskulare, një zvogëlim relativ i 23% i vdekshmërisë nga kanceri dhe një ulje relative e 25% e vdekshmërisë për të gjithë u konstatua tek ata që e konsumojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy