Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor diskutohet liberalizimi i vizave/ Burjani: Qeveria Kurti nuk ka lobuar sa qeveritë e kaluara

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor diskutohet liberalizimi i vizave/ Burjani: Qeveria Kurti nuk ka lobuar sa qeveritë e kaluara

Mesazhet e fundit në Forumin e Prespës të kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel sollën zhvillime pozitive për Ballkanin Perëndimor.

Këto zhvillime vlerësohen mjaft pozitive edhe për faktin se kërkohet liberalizmi i vizave për Kosovën.

Analisti Blerim Burjani, tha për edicionin e lajmeve në MCn TV, se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 23 qershor do të diskutohet liberalizimi i vizave, ndërkohë që qeveria aktuale nuk ka qenë aktive në lobim të kësaj çështje.

Edhe BE e ka kuptuar se pa Kosovë nuk ka zgjidhje. Nuk jam optimist se anëtarësimi mund të ndodhë se shpejti. Kanë qenë disa situata jo të mira sa i takon fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, p.sh për Maqedoninë e Veriut, që ka pasur probleme me emrin me Bullgarinë,  pastaj Shqipëria duket se është në rrugë të mbarë drejt integrimit në BE dhe duke se shumë shpejt do të ketë lëvizje pozitive.

Ju i dini pakënaqësitë në BE, por për Kosovën, po humbet durimi për liberalizimi i vizave, kjo qeveri ka lobuar por jo aq sa qeveritë e kaluara, kjo qeveri nuk ka ndonjë deklarim të tillë, por vetëm sa e përmend shkarazi që Kosova duhet të ketë liberalizimin e vizave në BE dhe më shumë pretendimi i kësaj qeveria është që të marrë statusin e kandidatit të BE, por kjo besoj është më shumë dëshirë sesa realitet i shpejt i mundshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy