Bulevardi Dëshmorët e Kombit, “zonë e kuqe”. Nuk lejohet lëvizja as për këmbësorët

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, “zonë e kuqe”. Nuk lejohet lëvizja as për këmbësorët

Ardhja në Tiranë e 27 kryetarëve të shteteve, anëtare të BE, dhe atyre të BP ka vendosur kryeqytetin në masa të rrepta sigurie.

Policia rrugore ka përcaktuar perimetrin e sigurisë së lartë. Për mbarëvajtjen e samitit ajo ka publikuar hartën e rrugëve, në të cilat nuk lejohet kalimi dhe parkimi i automjeteve.

Që në orën 06:00 të mëngjesit policia ka mbyllur hyrjet në Tiranë nga Durrësi, Elbasani dhe qytetet në veri të vendit.

Gjithashtu bllokime ka pasur edhe për vetë qytetarët të cilët janë nisur për të shkuar në punë në këmbë dhe kanë hasur probleme në kalimin e rrugëve brenda perimetrit.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga LSA, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është rrethuar me kangjella prej hekuri, ndërsa ruhet nga shumë efektivë policie.

Në ndërtesat pranë hyrjes së stadiumit ‘Air Albania’, masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Pritja e liderëve të BE-së do të bëhet në sheshin Italia ndaj edhe ka një përqendrim më të lartë të masave të marra. Kujtojmë se policia ka marrë masat në kuadër të masave të sigurisë për samitin e BE që do të mbahet sot në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy