10 masa arresti për trafikun e 50 tonëve kokainë/ Bregu: Sot vlen filozofia e Falcones: merru pasurinë dhe gjithçka kanë

10 masa arresti për trafikun e 50 tonëve kokainë/ Bregu: Sot vlen filozofia e Falcones: merru pasurinë dhe gjithçka kanë

 

Një megaoperacion i SPAK kundër një grupi të organizuar kriminal ka çuar në sekuestrimin e 266 pasurive që dyshohet se janë krijuar nga trafiku i rreth 50 tonëve kokainë. 

 

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se drejtohej nga Eldi Dizadari, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 10 masa sigurie “arrest në burg”.

 

Lidhur me këtë operacion, gazetari Sokol Bregu u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN TV se më e rëndësishme sesa burgosja e personave të përfshirë është goditja e pasurive të tyre, në përputhje me filozofinë e ish-magjistratit italian Giovanni Falcone.

 

Sot jemi te filozofia e Falcones: merru pasurinë dhe gjithçka kanë. 

Njerëzit mund të arrestohen dhe të zëvendësohen nga të tjerë, por ajo që i dobëson realisht grupet kriminale është konfiskimi i pasurive të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm. 

 

Goditja financiare ndaj organizatave kriminale është arma më efikase në luftën kundër trafikut të drogës dhe lidhjeve të tij me segmente të politikës dhe biznesit.

 

Askush nuk shqetësohet nëse ata janë në burg apo jo. 

Ajo që ka rëndësi është sekuestrimi dhe konfiskimi i gjithçkaje që kanë ndërtuar përmes trafikut të drogës. Kjo është teoria e Falcones: t’u marrësh gjithçka. 

 

 

Bregu vlerësoi operacionin si një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit ndaj trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

 

 

Pak janë 150 milionë euro? Vetëm Eldi Dizadarit dhe Dritan Gjikës u janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. 

Kjo tregon përmasën e aktivitetit kriminal dhe rëndësinë e operacionit. 

 

Në pjesë e personave të shpallur në kërkim ndodhen jashtë vendit, duke e bërë më të vështirë arrestimin dhe ekstradimin e tyre në Shqipëri.

 

Disa prej tyre ndodhen në Dubai dhe në vende të tjera. Ekstradimi i tyre nuk është i lehtë për tre prej tyre. 

 

Megjithatë, fakti që pasuritë e tyre në Shqipëri po sekuestrohen dhe po humbasin ndikimin ekonomik është një zhvillim shumë i rëndësishëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy