
Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Francë, ku një vajzë 12-vjeçare u gjet e vrarë, ndërsa trupi ishte futur në një valixhe. Mediat franceze shkruajnë se grupi hetimor dyshon se ky rast ka të bëjë me trafikimin e organeve njerëzore.
Ngjarja ka ndodhur kur e mitura ajo po kthehej në shtëpi, ndërsa është rrëmbyer dhe më pas vrarë. Trupi i saj u gjet mbrëmjen e së premtes në një valixhe plastike pranë shtëpisë së saj, në lagjen e 19-të të Parisit.
Pesë persona u morën në paraburgim si pjesë e kësaj ngjarjeje makabre, sipas zyrës së prokurorit të Parisit me Le Figaro. Ishte ora 23:00 kur një i pastrehë raportoi në polici zbulimin e një kutie të errët që përmbante trupin e një adoleshenti, në oborrin e brendshëm të një ndërtese në këtë lagje në Parisin lindor.



