Gara në PD/ Zhllima: Berisha të jetë garantor. Të mos shprehet se kë do votojë si kryetar

Gara në PD/ Zhllima: Berisha të jetë garantor. Të mos shprehet se kë do votojë si kryetar

Avokati Gylsen Zhllima duke folur në “Mcn Informacion” tha që PD duhet të hapet dhe të kryejë proces votimi të brendshëm. Sipas tij Berisha duhet të dorëhiqet si kryetar i PD dhe të qëndrojë si garantor i procesit, pa u shprehur se kë do votojë për kryetar të PD. 

 

Tre faktorë kryesore të vendit janë goditur, PS, keqeverisja në nivel qendror dhe lokal, PD me në krye Berishën, dhe Instituti i ri që doli nga vet Berisha, kandidati i pavarur. PS ka dështuar pasi në Vlorë që është bastion i majtë s’ka bindur as vet të majtët të shkojnë në votime. Te të pavarurit, duhet ta mendojë mirë se në rast se do garojë se çfarë është rezultati. Kësaj radhe me këto 5 bashki, Berisha dëgjoi qytetarët që donin kandidatë të pavarur. Nuk ka më asnjë pretendim nga kritikët e vazhdueshëm që fajin e ka Saliu dhe jo PS. Nuk mund të bëhemi kritikë pasi del rezultati. PD duhet të hapet, të bëjë proces të brendshëm, dhe të ketë votim të rregullt. Salianji është një alternativë por s’besoj se e ka përdorur mirë pas daljes nga burgu. Ai e kishte shansin të dilte viktimë e situatës, jo s’e nuk ka dalë. Po nuk dha dorëheqjen Berisha s’besoj se do ketë zgjedhje si duhet brenda PD. Berisha duhet të qëndrojë si garantor. Berisha s’duhet të shprehet kë person do të votojë për kryetar të PD, dhe mos bëjë gabimin Luli Basha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy