
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku një shqiptar nga Kosova ka qëlluar me thikë partneren e tij në sy të fëmijës së tyre.
Mediat vendase raportojnë se i riu i identifikuar si Liridon B. ka qëlluar 5 herë me thikë partneren e tij në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle, ku 22-vjeçari pasi ka qëlluar partneren tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia raportoi se autori i ngjarjes nuk ishte i panjohur pasi ai kishte kryer më shumë se 20 vepra penale në lidhje me dhunën dhe shpërndarjen e trafikut të drogës.



