
Ish-ministri Lefter Koka do të merret për herë të parë në pyetje nga SPAK ditën e sotme, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Koka prej dy jave është transferuar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa do të pyetet për të dy inceneratorët dhe për marrjen e rreth 5 milionë eurove përmes korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.
Prokurorët që do e marrin në pyetje janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Koka pritet të shoqërohet në orën 10.00 në SPAK.
Ditën e djeshme dha dëshminë e tij ish-deputeti socialist, Alqi Bllako i cili mohoi që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke deklaruar se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
Më 14 dhjetor 2021 SPAK arrestoi ish ministrin Lefter Koka si të përfshirë në aferën e inceneratorin të Elbasanit dhe atë të Fierit, duke përfituar rreth 5 milionë Euro.
Sot bëjnë 4 muaj nga arrestimi i Kokës, ndërsa SPAK do ta marrë në pyetje për herë të parë pikërisht për këto afera.



