Zgjedhjet lokalet në Maqedoninë e Veriut, nis numërimi i votave

Zgjedhjet lokalet në Maqedoninë e Veriut, nis numërimi i votave

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ka nisur numërimi i votave.

Rezultatet paraprake pritet të publikohen në orët në vijim, ndërsa komisionet zgjedhore lokale vijojnë procesin e numërimit në prani të vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive politike.

Të drejtë vote kishin gjithsej 1.832.415 qytetarë, të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilët mund të votonin në 3.474 vendvotime në të gjithë vendin, për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për këshillat komunalë, duke përfshirë në total 10.490 kandidatë.

Në këtë proces zgjedhor garuan 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 lista të pavarura të votuesve, ndërsa numri më i madh i kandidatëve për kryetarë është regjistruar në Qytetin e Shkupit, ku konkurrojnë 16 kandidatë.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46.65%, një përqindje që konsiderohet mesatare krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndërkohë, rezultatet e para jozyrtare tregojnë një avantazh të koalicionit shqiptar VLEN, i cili pretendon fitore që në raundin e parë në disa komuna me shumicë shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat, VLEN bëri të ditur se ka pritshmëri për fitore në Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në disa prej këtyre komunave, përfaqësues të koalicionit kanë nisur festimet pas mbylljes së votimit.

Procesi u vëzhgua nga 1.451 monitorues, prej të cilëve 807 vendas dhe 644 ndërkombëtarë, duke e bërë këtë një nga proceset më të monitoruara në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy