Makina përfundon në kanalin me ujë në Divjakë, humb jetën një person/ Emri

Makina përfundon në kanalin me ujë në Divjakë, humb jetën një person/ Emri

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të shënuar ditën e sotme në Divjakë.

Më konkretisht rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi Dioon Dervishi, 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë.

Si pasojë e aksidentit, 31-vjeçari me banim në fshatin Remas, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në betonin e kanalit dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas policisë në vendngjarje dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte Dervishi, ka qenë shkak i humbjes së kontrollit dhe me pas daljes nga rruga.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy