GJKKO ka vendosur vazhdimin e masës “arrest në burg” për Leonard Luzin.
Luzi nga Vlora u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe u ekstradua drejt Shqipërisë si i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno), me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



