
Një 38-vjeçar në Teksas u dënua me katër burgime të përjetshme për përdhuinimin e një bebeje vetëm 3 muajshe dhe regjistrimin e të gjithë skenës, ndërsa në seancë u dëgjuan edhe shumë dëshmi për përdhunime të tjera fëmijësh.
David Vincent Akins Jr. u arrestua në vitin 2016 me akuzën e përdhunimit të vajzës 3 –muajshe pasi videoja e veprimit të përbindshëm u gjend në kompjuterin e tij tre vjet pas ngjarjes. Vogëlushja ishte fëmija e familjarëve të afërt të agresorit.
Pesë raste të tjera u zbuluan gjatë kohës që Akins gjykohej. Dy prej tyre ishin të afërme të familjes, njëra tha se ishte përdhunuar në moshën 5-vjeçare, ndërsa tjetra nga mosha 3 deri në moshën 11-vjeçare.
Atkins u dërguar për herë të parë në një institucion burgimi për minorenët kur ishte vetëm 14 vjeç, me akuzën se kishet përdhunuar motrën vetëm 5 vjeçe. Vetëm pasi ai u burgos, motra tjetër e tij deklaroi se ishte përdhunuar edhe ajo.
Akins u shpall fajtor për katër akuza për sulm seksual ndaj fëmijëve. Gjykata e dënoi me katër burgime të përjetshme, pa të drejtë apelimi.



