
Hetimet e SPAK ndaj kryetari të bashkisë së Tiranës, gazetari Andi Bushati i konsideron me dy standarde.
Në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, Bushati, analizon faktin se SPAK burgos me pretekstin e prishjes së provave njerëz që kanë qenë në pushtet para një dekade dhe lë të shkojnë të lirë në punë ata që dyshohen për vjedhje të rënda, siç është Veliaj.
Dosja konkrete për disa element, mua më duket se edhe për rastin Veliaj, SPAK përdor dy standarde.
Te Arben Ahmetaj, nëse e mbani mend, kur i bën kontroll shtëpie, nuk i lanë detaje të jetës intime pa i nxjerrë në pazar.
Tani krahasoni pak hermetizmin se ne nuk dimë asgjë se çfarë është bërë te Veliaj, pra kemi dy standarde. E dyta, kur është folur këtu për Metën dhe Saliun, një nga argumentet ishte se duhet izoluar se mundte prishi prova apo të frikësojnë dëshmitarë, pra, merret parasysh argumenti që njërës që kanë qenë në pushtet para një dekade e gjysmë, mund të prishin provat, kurse një njeri që ka 13 mijë veta në punë, që shkon përditë në zyrë të bashkisë, jo ta izolojnë, por të paktën ta pezullonin nga detyra, poqese do ti dhimbsej prishja dhe shkatërrimi i provave.
A kemi këtu dy standarde, mua më duket se kemi.
Këto dy standarde përdoren për një arsye të thjeshtë, se edhe SPAK ashtu siç luledielli me Diellin, shikon me sy nga kryeministria, a do e shesi Rama, a do na ndezi dritën jeshile, a mos i prishi një punë Ramës, po e goditëm me shumë seç duhet Veliajn, para zgjedhjeve. Nëse këtë e quajmë drejtësi të pavarur këtë, por mua më duket me dy standarde.



