
Që nga data 1 Maj, rreth 1600 dosje në Gjykatën e Kurbinit, do të kalojnë për shqyrtim në Gjykatën e Lezhës. Vënia në zbatim të hartës së re gjyqësore nuk pritet mirë nga qytetarët e këtij rreth, të cilët thonë se prej 30 vitesh nuk po gjejnë zgjidhje dhe se me këto lëvizje, u duhet të presin edhe më shumë.



