
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova do ta pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Në një intervistë për RTK2, Haradinaj tha se kjo nuk do të thotë aspak se do të harrohen krimet e bëra.
“Njohja.. çka mund të japë Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çfarë të japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuale, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bënë për interesin e vet”, tha ai.



