Janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur Policia e Suedisë e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin sotëm në Stokholm.
Nga incidenti, deri më tani mediat raportojnë se janë 5 persona të vdekur, kurse shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kryeministri i Suedisë, ka thënë se të gjitha rrethanat tregojnë se ky ishte një sulm terrorist.
Policia u ka bërë thirrje qyetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Mediat raportojnë se kamioni është grabitur mëngjesin e sotëm ndërsa shoferi do të duhej të dorëzonte një porosi të një restoranti. Kjo do të duhej të shpjegonte prezencën e tij në zonën pedonale.
Ndërsa autoritetet shprehen se janë telefonuar nga personi i cili drejtonte kamionin. Mediat raportojnë se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna. Një person është ndaluar nga policia vetëm pak metra më larg.



