Bakteret e mira të organizmit/ Bardhi: 'Buzëqeshi' baktereve që të 'buzëqesh' mëlçia

Bakteret e mira të organizmit/ Bardhi: 'Buzëqeshi' baktereve që të 'buzëqesh' mëlçia

Bakteret e mira që jetojnë në trupin tonë, të njohura ndryshe si pjesë e florës normale të organizmit, luajnë një rol të rëndësishëm në tretje, imunitet dhe në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Drupal Ad

Nutricionisti Luçiano Bardhi, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, u shpreh se mëlçia është laboratori i trupit të njeriut, ndërsa zorrët përfaqësojnë një "skaner" shumë të avancuar që ndihmon në rregullimin e funksioneve trupore.

Zorrët i ngjajnë një skaneri me rezolucion të lartë. Ashtu si kur shohim një film me imazh të qartë, edhe puna e mikrobiotës është po aq precize. Mikrobiota ndikon deri në shprehjen e gjeneve tona, ndërkohë që ne kemi rreth 30 mijë gjene, mikrobiota përmban rreth 2–3 milionë gjene.

Mikrobiota është një botë komplekse që përfshin baktere të mira e të këqija, patogjenë, viruse dhe mikroorganizma të ndryshëm, numri i të cilëve mund të arrijë deri në 400 trilion.

Unë them gjithmonë: buzëqeshu baktereve! Sepse trupi ynë funksionon në harmoni, në një lloj sinkronizimi që mund ta quajmë edhe 'kënga e zorrëve'. Kur ka harmoni në mikrobiotë, ka shëndet në të gjithë trupin.

Mëlçia, sipas Bardhit, është organi që përpunon çdo gjë që hamë.

Ai shtoi gjithashtu se mikroorganizmat në zorrë ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, përmirësojnë kujtesën dhe forcojnë edhe muskujt e zemrës.

Mëlçia është laboratori i trupit të njeriut, kur ne hamë ushqim, pjesa e organit të parë që pret ushqimin është stomaku dhe mikrobiota.

Pra ne kemi edhe ‘ushtarë’ që luftojnë inflamacionin edhe brenda në zorrë, ka bakterie trupi jonë që forcojë edhe kujtesën, që forcojnë edhe muskulin e zemrës.

Nutriconisti Bardhi numëron ushqimet që ushqejnë bakteret e mira në organizëm.

Ushqimet që ushqejnë bakteret e mira janë ato që cilat i japin ushqimet shëndet që janë vaji i kokosit, avokado, rukola, rrepa, lëngu i mishit lëngu i kockave, çokolata e zezë, lëngu i preshit dhe lakres.

 Por kryesisht, argjinari, panxhari i zi, lëngu i mollës, rrepa, ato bëjnë një dasmë të vërtet te mikroorganizmat e zorrës. U japin jetëgjatësi, gjallëri dhe i ndihmojnë të prodhojnë më shumë nga ‘hormoni i lumturisë’.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy