Banorët e Bërxullës: Të dëmshpërblehemi me vlerën e tregut, ose të na bëjnë aksionerë! Populli të ngrihet në revoltë (VIDEO)

Banorët e Bërxullës: Të dëmshpërblehemi me vlerën e tregut, ose të na bëjnë aksionerë! Populli të ngrihet në revoltë (VIDEO)

Banorët e Bërxullës po vijojnë protestën e tyre ku kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, sa i takon tokave dhe banesave të tyre që preken nga projekti Thumanë-Kashar. Duke folur për MCN TV ata u shprehën se firma po përpiqet të kmpromentojë individë të veçantë, ndërsa po negociohet për çmim më të ulët. Njëri prej banorëve tha se nëse qeveria s’ka para për dëmshpërblim t’i bëjë banorët aksionerë me firmën.

Kryeplaku Muharrem Koni deklaroi se:

Kërkojmë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, certifikimin e pronave dhe banesave dhe projektin e rrugës së si do zhvillohet ky projekt. Firma fut individë të veçantë për t’i kompromentuar, pa asnjë lloj projekti, pa asnjë lloj shpronësimi. I thotë sa kërkon ti’ të japim ne. I stimulojnë në kulturat bujqësore dhe drutë frutorë. Të gjitha, edhe institucioneve tona, por edhe atyre ndërkombëtare u jemi drejtuar, s’kemi asnjë lloj përgjigje. Luajnë rolin sikur s’kanë dijeni për protestat tona, apo për projektin e rrugës. Pa marrëveshje nuk do zhvillohet kjo rrugë”.

Një tjetër banor u shpreh:

Në kemi kaq ditë që protestojmë, qeveria është në gjumë. Nëse qeveria nuk ka lekë të na bëjë aksioner bashkë me firmën dhe të marrim aksionet tona. Qeveria s’po e çan kokën dhe në rrugën s’do ta lejojmë të zhvillohet në asnjë mënyrë”.

I gjithë populli të ngrihet në revoltë për të mbrojtur pronën e vet, mundin e vet, djersën e vet. Nuk do lejojmë kurrën e kurrës pa rënë dakord për çmimin e pronës”, tha një tjetër banor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy