Falsifikonte dokumente, në pranga 27-vjeçari që qarkullonte me 3 mjete identifikimi

Falsifikonte dokumente, në pranga 27-vjeçari që qarkullonte me 3 mjete identifikimi

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është goditur në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar një 27-vjeçar i cili qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara.

 

NJOFTIMI

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve. Qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, vihet në pranga 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën "Sokrat Miho", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy