Familjarët e pengjeve izraelitë dhe mbështetësit e tyre u mblodhën sot jashtë selisë së partisë Likud në Tel Aviv, duke ripërsëritur thirrjet për qeverinë që të arrijë një marrëveshje me Hamasin për të sjellë të dashurit e tyre të gjallë në shtëpi.
Demonstruesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej:
Kabineti i Vdekjes po vret pengjet. Njerëzit kërkojnë që ata të kthehen të gjallë.
Lajmi u raportua nga Times of Israel.
Protestuesit mbanin gjithashtu postera të mëdhenj me fytyrat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi javën e kaluar dhe të gjetur nga forcat izraelite në një tunel në Rafah.



