Ceo i TikTok përpara Kongresit Amerikan, dyshimet se të dhënat përdoren nga qeveria kineze

Ceo i TikTok përpara Kongresit Amerikan, dyshimet se të dhënat përdoren nga qeveria kineze

Gati tre vjet pasi administrata Trump kërcënoi se do të ndalonte TikTok, aplikacioni më popullor në botë po përballet me kundërshtinë e fortë të amerikanëve që besojnë se të dhënat e tyre po përdoren nga qeveria kineze. 

CEO i platformës, Su Zhiqiu, do të dëshmojë këtë të enjte për herë të parë në Kongresin Amerikan, seancë që është konsideruar si Momenti i së vërtetës për TikTok

Problemet për aplikacionin kanë filluar që kur Shou Zi Chew mori drejtimin afërsisht dy vjet më parë.

Ai pritet t’u përgjigjet pyetjeve në përpjeke për të bindur ligjvënësit se TikTok është gërshetuar në mënyrë integrale me jetën e dhjetëra miliona amerikanëve dhe nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Disa politikanë kanë filluar të flasin për ndikimin e Tik Tok dhe braktisjen e rrjetit. Kjo mund të largojë Tik Tokun nga 150 milionë përdorues.

‘Jam thirrur nga Kongresit për të treguar gjithçka që po bëjmë për të mbrojtur përdoruesit amerikan dhe për të mbajtur gjallë qëllimin tonë: të nxisim kreativitetin dhe të shpërndajmë lumturi.

Shumica e ligjvënësve amerikanë tani janë të bindur se TikTok është një mjet në duart e Partisë Komuniste Kineze. Debati në Kapitol tani është se si të ndëshkohet TikTok.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy