Shehaj: Në Shqipëri nuk ka rotacion, PS kontrollon paratë dhe mediat

Shehaj: Në Shqipëri nuk ka rotacion, PS kontrollon paratë dhe mediat

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, akuzoi mazhorancën dhe opozitën zyrtare se kanë krijuar një komision zgjedhor që synon të përjashtojë partitë e reja nga procesi politik. 

Ai tha se vendimet për reformën janë marrë pa konsultim dhe se dy kryetarët e partive të mëdha kanë në dorë veton mbi çdo ndryshim. Sipas Shehajt, rotacioni politik në Shqipëri është i pamundur, pasi Partia Socialiste kontrollon gjithçka përmes parave dhe mediave.

“Tani jemi në një situatë ku sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Nëse dëgjon argumentet, veçanërisht ato të opozitës në përgjithësi, e sidomos të Partisë Demokratike, flitet për zgjedhje të vjedhura, të padrejta, të pabarabarta e kështu me radhë. Nga lind, pra, kjo nevojë për krijimin e një komisioni për reformën zgjedhore? Menjëherë, sa më shpejt të jetë e mundur.

Duhet qartësi, sidomos duke pasur parasysh se çdo herë që jam ulur në një tryezë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, rezultati ka qenë i njëjtë: janë goditur partitë e reja.
Mënyra si e kanë bërë është e qartë kanë negociuar me njëri-tjetrin dhe kanë vendosur që dy kryetarët të kenë veton, secili prej tyre. Kjo do të thotë praktikisht se ata kanë në dorë plotësisht vendimet që do të marrë komisioni për reformën zgjedhore.

Pastaj thonë: “Hajt, po shtojmë edhe një nga këto partitë e reja”, por e kanë bërë këtë pa na pyetur, pa na përfshirë, pa u interesuar nëse kemi dëshirë të bëhemi pjesë e këtij komisioni.
Ky është një komision që synon hapur të dëmtojë partitë e reja, dhe sot ata votuan në parlament krijimin e tij pa na pyetur fare. Është një komision që lind qartësisht për të vrarë partitë e reja politike.

Kjo është ajo që ndodhi në parlament dhe prej saj lindi edhe reagimi im. Pastaj dëgjon Taulant Ballën që jep leksione mbi problemet e zgjedhjeve dhe guxon të deklarojë se, sipas tij, problemi më i madh është financimi i partive politike. Në fakt, kjo është një tallje e pastër. Imagjinoni, tallje nga Balla!

Arsyeja pse në Shqipëri rotacioni politik është pothuajse i pamundur, dhe pse Partia Socialiste kontrollon gjithçka, sidomos mediat, është sasia e madhe e parave që ajo i ka vjedhur qytetarëve shqiptarë dhe që më pas i shpërndan në media dhe në çdo pjesë tjetër të garës elektorale.

Kjo është e vetmja parti në pushtet që, në zgjedhjet e katërta radhazi, pavarësisht se një e treta e popullsisë është larguar nga vendi, i fiton me një avantazh edhe më të madh se më parë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy