Komplikacioni i panjohur që shoqëron diabetin dhe ndikon në dëgjim

Komplikacioni i panjohur që shoqëron diabetin dhe ndikon në dëgjim

Nuk janë të paktë pacientët me diabet që përjetojnë humbje dëgjimi në kombinim me sëmundjen metabolike.

Më konkretisht, sipas vlerësimeve të Shoqatës Amerikane të Diabetit, rreth 37 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti mellitus, ku prej tyre përafërsisht 34.5 milionë pacientë përjetojnë humbje dëgjimi.

Edhe një studim tjetër e konfirmon këtë fenomen, duke konstatuar se humbja e dëgjimit është dy herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet, krahasuar me ata që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Kësisoj, 133 milionë njerëz me prediabet janë të rrezikuar, me një normë 30% më të lartë të humbjes së dëgjimit në krahasim me ata me nivele normale të sheqerit në gjak.

Në mënyrë të ngjashme, diabeti mellitus mund të dëmtojë sytë dhe veshkat.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e ekzaminimit të dëgjimit tuaj nëse dyshoni se keni çrregullime. Për të kuptuar nëse dëgjimi juaj është i dëmtuar, tregohuni të vëmendshëm nëse shpesh u kërkoni bashkëbiseduesve të përsërisin atë që sapo kanë thënë ose nëse e keni të vështirë të merrni pjesë në biseda me më shumë njerëz.  

Si përfundim, nëse nuk e kuptoni që volumi i televizorit është më i lartë se normalja dhe keni probleme me dëgjimin në vende të mbushura me njerëz, mund të konsultoheni me një specialist. Gjithë sa më sipër janë shenja që ju duhet të kontrolloni dëgjimin tuaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy