Alban Dafa tregon detaje për raportin që rendit Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni (VIDEO)

Alban Dafa tregon detaje për raportin që rendit Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni (VIDEO)

Në raportin për 12 vitet e fundit Organizata Transparency International, e rendit Shqipërinë një vend të kapur nga korrupsioni. Raporti është publikuar në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim duke theksuar se për periudhën 2008-2020, në Shqipëri është rritur ndjeshëm niveli i korrupsionit dhe ligjet e bëra me porosi, të cilat kanë të bëjnë me rrjetet klienteliste dhe korrupsionin në sistemin gjyqësor.

Konkretisht studimi është thelluar mbi mënyrën se si grupe të caktuara interesi kanë influencuar së paku miratimin e 9 ligjeve, duke nisur nga shembja dhe projekti për Godinën e re të Teatrit Kombëtar. Në këtë rast përmendet ligji Fusha i miratuar dhe i rishikuar nga parlamenti pas kritikave nga Bashkimi Europian.

Alban Dafa përfaqësues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim përmes një lidhje Skype për MCN TV theksoi se qëllimi i studimit ishte të vlerësohej niveli i korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri.

Siç u shpreh Dafa mënyra se si përpilohen përpilohen ligjet, gjyqësori ku këto çështje denoncohen dhe nuk shqyrtohen në mënyrë të drejtë bëjnë vlerësimin e kapjes së shtetit. Sipas përfaqësuesit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ajo që u vu re nga raporti ishte mungesa e transparencës dhe tendenca e hartimit të ligjeve të cilët bëhen në mënyrë jo të hapur.

Intervista e Alban Dafës për MCN TV:

Në raportin për 12 vitet e fundit, për periudhën 2008-2020 Shqipëria vlerësohet si një vend i kapur nga korrupsioni. Kryesisht korrupsion të nivelit të lartë në sistemin gjyqësor dhe ligjet e bëra me porosi. Mund te na thoni, cilët kanë qene elementet më kritike që keni gjetur gjatë studimit tuaj?

Dafa: Mendoj se nuk është çështja që Shqipëria përcaktohet si një vend i kapur nga shteti ose shteti është i kapur nga oligarkët. Qëllimi ishte të vlerësohej niveli i korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri dhe pas kontrolleve të mënyrës se si përpilohen ligjet, gjyqësori ku këto çështje denoncohen dhe nuk shqyrtohen në mënyrë të drejtë bëjnë që të ketë një sistem të tërë dhe në këtë kuptim ne vlerësojmë kapjen e shtetit. Ajo që u vu re ishte mungesa e transparencës dhe ka një tendencë të harimit të ligjeve të cilët bëhen në mënyrë jo të hapur. Institucionet rregullatore nuk bëjnë punën e tyre ose për shkak të kontrollit politik ose për shkak të mungesave. Në këtë mënyrë është problem edhe me sektorë të tjerë si ato të ekonomisë apo politikave publike.

Në këtë raport ajo që u vu re është se janë evidentuar një sërë ligjesh të konsideruara si “Ligje me porosi”, përmendim këtu ligjin për teatrin, Ligji për Lojërat e Fatit, Ligji i vitit 2018-të për Aeroportin e Vlorës apo Ligji për uljen e pragut të TVSH-së. Çfarë efektesh prodhojnë këto ligje?

Dafa: Mendoj se duhet shqyrtuar se cilët grupe përfitojnë sepse këto ligje hartohen për të favorizuar një grup të caktuar dhe favorizojnë pasurimin në mënyrë të ligjshme, por jo të drejtë të një grupi që nuk janë vetëm bizneset, por edhe politikanët.

Largimi i opozitës e ka bërë më të lehtë miratimin e këtyre ligjeve.

Dafa: Po. Këto tendenca vazhdojnë pavarësisht se opozita është apo jo aty. Nuk është problemi i lënies së mandateve, por bojkotet. Ata mund të përdorin mekanizma për t’i kërkuar llogari qeverisë, ata kanë detyrë të mbajnë qeverinë nën kontroll dhe ata kanë dështuar ta bëjnë këtë.

Në fokus të këtij studimi ka qenë edhe integriteti i procesit zgjedhor i cili sipas raportit është dëmtuar rëndë nga bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave. A ka evidentuar ky studim zona apo qarqe të caktuara ku shitblerja e votës mund të jetë kthyer në fenomen?

Dafa: Ky përfundim është i bazuar në dy raste, ai i Dakos dhe grupit të Shijakut dhe ai i Tahirit dhe trafikimit të drogës. Nuk kemi bërë një studim të hollësishëm në veçanti për krimin elektoral.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy