Kapen 66 kg kanabis në kufi, transportuesit ia mbathin

Kapen 66 kg kanabis në kufi, transportuesit ia mbathin

Një sasi prej 66 kg kanabis është sekuestruar në Pikën Kufitare Hani i Hotit. Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe. Policia ka konstatuar se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Pas kontrollit të zonës, efektivët e policisë arritën të sekuestronin në cilësinë e provës materiale 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, trafikuesit arritën të largohen.

Policia njofton se vijon punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy