Taulant Balla mohon të ketë bashkëpunim të PS-së me PSD-në e Tomë Doshit. I pyetur nga MCN gjatë konferencës së sotme për shtyp, Balla tha se Berisha duhet të ndjekë shembullin e Doshit dhe të largohet nga parlamenti.
Nuk di që PS të ketë ndonjë marrëveshje me partinë e zotit Doshi. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk di të jetë zoti Doshi. Nuk është në sallë të Parlamentit. Mendoj se Berisha duhet të ndjekë shembullin e zotit Doshi. Duhet të largohet përjetësisht nga Parlamenti.



