
“Të paktën 237 persona janë arrestuar deri më tani në Moskë, protestues para gjykatës ku po zhvillohet gjyqi kundër kundërshtarit numër një të Putinit, Alexey Navalny”, raporton OJQ-ja Ovd-Info.
Kritiku i Kremlinit mund të përballet me 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të organizimit të protestave në të gjithë vendin, ndërsa 44-vjeçari i quan akuzat mashtrime.
Stafi i opozitës kishte njoftuar edhe më parë "protesta" në zonën e gjykatës, por asnjë thirrje konkrete nuk ka mbërritur deri më tani.
Sidoqoftë, tensioni është i dukshëm. Numri i ndalesave në demonstrata vazhdon të rritet.
Kthimi i Navalny-t në Rusi, më 17 janar, shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e presidentit Vladimir Putin.
Ai akuzon Putin për korrupsion dhe së fundmi publikoi një video në YouTube duke shfaqur një pallat luksoz pranë Detit të Zi, i cili siç pretendoi ai, ishte një dhuratë e miliarderëve rusë për presidentin.



