
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar 5 vite dënim për ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit Alqi, Bllako për inceneratorin e Tiranës. Dosja në ngarkim të Bllakos është kthyer në muajin korrik për rigjykim dhe SPAK kërkon shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste. Nëse dënohet me 5 vite burg, Bllako përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimta do jetë 3.4 vite burg dhe për 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik. Vetë Bllako kërkoi të shpallet i pafajshëm, duke thënë se njërit prej fëmijëve po i rëndohet gjendja për shkak të mungesës së babit.
Avokati mbrojtës Ilir Mustafai theksoi se Bllako nuk ka pasur asnjë ndikim apo rol në vendimmarrjen për inceneratorin e Tiranës dhe se detyra e tij ka qenë thjesht formale dhe administrative. Ai shtoi se Bllako, për shkak të detyrës së tij, ka përcjellë vetëm tre shkresa zyrtare dhe nuk ka pasur fuqi të ndërhyjë apo të vendosë për projektin.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.
Kujtojmë që në 11 Mars, Bllako u dënua më 4 vit burg, nga gjykata e posaçme për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, ku me gjykim të shkurtar zbritej në 2 vite e 8 muaj burg. Megjithatë Apeli urdhëroi rigjykim të çështje më trupë tjetër gjykuese.



