Denoncon Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sadushit

Denoncon Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sadushit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një konference për media ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur Gjykatën e Lartë përmes kreut të këtij institucioni, Sokol Sadushi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Këshilli i Ministrave ka vendosur që për çdo institucion në varësi të saj, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.

Sipas Berishës, me kthimin e 3800 rekurseve nga Gjykata e Lartë, Rama kërkon të përvetësojë pronat e shqiptarëve si dhe të kontrollojë sistemin gjyqësor.

Jam për para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës me të cilën ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë apo Sado - Gjykatën tani e tutje do e quani Sado - Gjykatë, Gjykata Sadushi, e ka kapur përmes Sadushit të tij, për sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve.

 Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë Sui Generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori e rëndë turpi.

 Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes gjykatave si edhe ushtarëve të tij në administratë.

 Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës që tashmë me vendimin e tij, vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor.

 Në mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë, taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative, apo civile.

 Mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet. Nuk shkon më në Gjykatë të Lartë, mjafton të çojë qesen në Apel se sipër ja ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

 Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësim në stokun e çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jenë 3 mijë e 800.

 Vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

 Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me SadoGjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar.

 Ju garantoj se prapa këtij vendimi qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave të territoreve të kontrabandës e me radhë.

 Vlerësimi për rreth 3 mijë e 800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë.

 E sigurt dora e zezë e Delinës me West Institute, që të gjithë militantë të PS, së Klubit juridik  “Qemal Stafa”, do përzgjedhë përsosmërish kundrejt barrës së rëndë, ryshfetit, se kush do falet dhe kush nuk do falet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy