
Nëse jeni duke marrë ilaçe është mirë që t'i kushtoni vëmendje moskonsumimit të alkoolit.
"Rreziku është i vërtetë", thotë Instituti Kombëtar i Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmin. Një nga efektet anësore më të njohura të përzierjes së alkoolit me ilaçe është përgjumja. Por kombinimi mund të shkaktojë disa probleme të tjera fizike, disa prej të cilave mund të çojnë në dëmtim të organeve ose edhe vdekje. Por cilat janë disa nga efektet kryesore të përzierjes së alkollit me ilaçet:
1. Varësia
Sipas Scientific American, 3 deri në 5 përqind e njerëzve që marrin ilaçe kundër dhimbjeve mund të jenë të varur prej tyre, ndërkohë që konsumi i alkoolit mund të rrisë këtë gjasë.
2. Harresa
Disa ilaçe, të tilla si qetësuesit, dëmtojnë kujtesën. Marrja e tyre me alkool e përforcon atë efekt. Ju mund të harroni veprimet tuaja dhe pasojat mund të jenë më të rënda.
3. Depresion ose ankth
Nëse pini alkool ndërsa merrni ilaçet kundër depresionit, mund të jeni duke qëlluar veten në këmbë. Alkooli është një depresant i sistemit nervor qendror dhe mund të shkaktojë depresion ose ankth në vetvete, duke parandaluar ilaçet kundër depresionit për të bërë punën e tyre.
4. Kriza
Nëse jeni duke marrë bupropion (emrat e markave Ëellbutrin, Zyban ose Contrave) për depresion, humbje peshe ose për të ndaluar pirjen e duhanit, kushtojini vëmendje të veçantë paralajmërimit të pijeve alkoolike. Çdo ilaç që përmban bupropion mund të rrisë rrezikun e krizës kur merret me alkool.
5. Gjakderdhje e brendshme
Disa ilaçe, të tilla si antikoagulantët Ëarfarin, mund të shkaktojnë gjakderdhje të brendshme kur merren me alkool. Kjo sepse alkooli hollon gjakun dhe mund të amplifikojë efektet e ilaçeve të hollimit të gjakut të përshkruara për të parandaluar mpiksjen e gjakut ose ngjarjet kardiovaskulare. Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmit, pirja gjatë përdorimit të antikoagulantëve mund të ketë gjithashtu efektin e kundërt, duke shkaktuar mpiksje gjaku, goditje në tru ose sulm në zemër.



