Tre vëllezërit dhunojnë motrën 60-vjeçare: Na prishi nderin e familjes

Tre vëllezërit dhunojnë motrën 60-vjeçare: Na prishi nderin e familjes

Tre vëllezër në Lushnjë kanë rrahur publikisht të motrën 60-vjeçare me dyshimin se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore dhe kjo i cenonte nderin familjes së tyre. Sipas policisë, 60-­vjeçarja me inicialet F.S., nënë e dy fëmijëve të rritur, përfundoi në spital pasi vëllezërit e saj e dhunuan atë barbarisht. Policia e Lushnjës bëri të ditur se ka arrestuar shtetasit Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç, dhe Ilmi Koroveshi, 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi” në qytetin e Lushnjës. Ata nuk kanë kërkuar asnjë sqarim me të motrën lidhur me fjalët e dëgjuara. Madje, në dëshmitë e tyre për policinë mësohet të kenë thënë se e kishin parë duke ecur me personin që dyshonin se kishte lidhje.

Të bindur në dyshimin e tyre, tre vëllezërit janë bërë bashkë dhe kanë menduar t’i japin mësim motrës së tyre 60­ vjeçare në mes të rrugës. Ata janë parë nga kalimtarët të cilët e kanë njohur gruan dhe janë vënë në mbrojtje të saj, duke ndërhyrë për të larguar vëllezërit agresorë. Sipas të dhënave, pasi kanë marrë vesh të gjithë rrëmujën, bashkëshorti i 60­vjeçares është përballur me vëllezërit e gruas, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit. Ai u është hakërryer kunetërve se gruaja është e tij dhe se nuk kishte as më të voglin dyshim tek ajo. Por debati mes tyre vetëm sa ka avancuar, çka ka detyruar burrë e grua t’i drejtohen policisë. Pas marrje së denoncimit, policia ka arrestuar tre vëllezërit Koroveshi. Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës. Ndërkohë, gruaja e dhunuar ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës dhe më pas është kthyer në banesë në shoqërinë e bashkëshortit të saj. / PANORAMA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy