Teste për Covid si ato të shtatzënisë, 120 milionë do të shpërndahen nëpër botë   

Teste për Covid si ato të shtatzënisë, 120 milionë do të shpërndahen nëpër botë   

Testet për Covid-19 që tregojnë rezultatin brenda 15-30 minutash do të zhvillohen në të gjithë botën, duke shpëtuar potencialisht qindra mijëra jetë dhe duke ngadalësuar pandeminë në vendet e varfra dhe të pasura.

Si pjesë e një iniciative globale për të luftuar virusin, 120 milionë analiza të shpejta antigjeni nga dy kompani do të shpërndahen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për 5 dollarë copa ose edhe më pak.

Testet, të cilat kanë pamjen e një testi shtatzënie, me dy vija blu që shfaqen kur je pozitiv për Covid-19, lexohen nga një punonjës shëndetësor. Një test ka marrë miratimin e urgjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tjetri pritet ta marrë atë së shpejti.

Testet e shpejta dhe të lehta por me cilësi të lartë do të lejojnë kontrollimin masiv të punonjësve shëndetësorë, të cilët po vdesin në numër joproporcional në vendet me të ardhura të ulëta.

Edhe vendet e pasura që kanë nënshkruar iniciativën e Aksesit në mjetet Covid (përshpejtuesi ACT) do t’i porosisin këto teste. Nisma u lançua në mars nga OBSH, Komisioni Evropian, Fondacioni Gates dhe qeveria franceze.

Në këmbim të një garancie nga Fondacioni Gates, kompanitë janë duke e vendosur 20% të prodhimit të tyre në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe 80% për pjesën tjetër. Gjermania tashmë ka porositur 20 milionë teste dhe Franca dhe Zvicra po ndjekin shembullin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy