Kulla: Konflikti Indi-Pakistan, luftë mes dy fuqive bërthamore

Kulla: Konflikti Indi-Pakistan, luftë mes dy fuqive bërthamore

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla për tensionet dhe kërcënimet mes Indisë dhe Pakistanit, thotë se është një luftë e hershme pasi më parë mes dy vendeve ka pasur dy lufta.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se gjithçka bëhet për rajonin e Kashmirit, i cili është ndarë mes pesë shteteve Taxhikistanit, Afganistanit, Indisë, Pakistanit dhe Kinës

Sipas tij, ky konflikt rrezikon një luftë mes dy fuqive bërthamore.

Drupal Ad

Banorët e Kashmirit indian janë me origjinë pakistaneze. Pakistani dhe India janë dy fuqi bërthamore. Është një luftë mes dy fuqive bërthamore.

Kashmiri rrezikon të fusë në një luftë të drejtpërdrejtë Pakistanin dhe Indinë, por edhe Taxhikistanin, Afganistanin dhe Kinën. India është një vend me një miliardë e gjysmë njerëz, ndërsa Pakistani me 250 milionë njerëz, por ka një ushtri shumë të fortë.

Po hyri ky rajon në lutë do zgjasë shumë vite dhe mundësia e një gazsjellësi apo naftësjellësi që lidh Kinën me Iranin është zero.

Objektivi kryesor nga ardhja e Trump dhe republikanëve në pushtet është shkatërrimi i BRICS dhe pamundësia e Kinës për tu furnizuar.

Është lojë me shumë aktorë por rrezikon që flamurin e konflikteve ta spostojë në Azi, në oqeanin Indian dhe Paqësor.

Kina luan me Pakistanin. Rusia bën sikur është me Kinën, por do që të plasë një konflikt dhe ekonomia kineze të varet tërësisht nga furnizimi energjetik prej Rusisë.

Kërcënimi real për një luftë bërthamore është shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy