Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, pak orë para protestës për inceneratorin e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në orën 18:00.
Meta, adresoi thirrjen veçmas për qytetarët e kryeqytetit, që sipas tij, janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron miliona euro për persona në kërkim në mbrojtjen e kokës së kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama.
Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vendngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00, - tha Meta. - Me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit, që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron miliona euro për persona në kërkim në mbrojtjen e kokës së kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama
Ndaj edhe njëherë dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi, që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për t’i thënë “mjaft”, kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë ndër të parët në botë për korrupsionin ryshfetin, kapjen e shtetit.
Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë në mënyrë që të mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat e tjera kur të fillojë shkolla me rënien e drastike të numrit të nxënësve që regjistrohen dhe që Shqiëpria të mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të reja e saj.
I ftoj të gjithë të jenë atje për të parë këtë skenë krimi me sytë e tyre, faktet që drejëtsia ka kohë që nuk i shikon.
Janë paratë e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që duhet t’u kthehen atyre.
Do të jetë një protestë e parë që sigurisht do të vijohet edhe nga të tjera, e fillojmë tek incveneratori i Tiranës sepse skena e krimit aty është më flagrante se kudo tjetër në Shqipëri. Do vazhdojmë edhe në skena të tjera të krimit, të grabitjes.
Do jetë një protestë paqësore, qytetare, model por edhe shumë konkrete. Fakti që kemi zgjedhur skenën e krimit e bën akoma edhe më të rëndësishme.



