Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pranuar kërkesën nga pala e ish-ministrit Tahiri për të shtyrë afatin për tu mbledhur këshilli. Avokati i Tahirit kërkoi 3 ditë kohë për tu mbledhur këshilli i mandateve e ndërsa kreu i Kuvendit, Ruçi la afatin e fundit nesër në orën 10.
“Duke dëgjuar edhe zonjat dhe zotërinjtë e këshillit të rregullores, vlerësoj se është e domosdoshme marrja në konsideratë e kërkesës së palës mbrojtëse, me një korrigjim. E hëna është vonë. Keni kohë deri nesër,” tha Ruçi.
Ky është rasti i vetëm që ti nuk e pret. E vetmja gjë që keni ju është të ikni. Në të pestë nga opozita do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu deri në përfundim të seancës, tha Alibeaj. Opozita kërkojë të hidhet në votim shtyrja e afatit gjë që nuk është pranuar nga kreu i Kuvendit Ruçi. Alibeaj e ka quajtur një akt të turpshëm.
Siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme, në këtë mbledhje do të dëgjohet kërkesa e Prokurorisë, mbrojtja e Tahirit dhe më pas dhjetë anëtarët e Këshillit, pesë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita, do të hartojnë raportin për tia paraqitur seancës parlamentare.
Deputeti socialist në “Komisionin e Mandateve”, Bledi Çuçi ka mbështetur kërkesën e avokatit së Tahirit, për ti dhënë kohë palës së akuzuar për të përgatitur mbrojtjen.
Nasip Naço: Të dëgjojmë të dyja palët edhe organin e akuzës.
Avokati i ish-ministrit ka kërkuar afat tre ditor per te dorzuar faktet mbrojitese ndaj akuzave te prokurorise.
"Sot prokuroria ngriti pretendime shtesë kështu që ne dhuet ti integrojmë për këtë panel. Për këtë duam një afat të konsiderueshëm. Mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat prej 3 ditësh".
Kjo kërkesë nuk është pranuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë quajtur si një kohë për të përfituar Tahiri për prishjen e provave.
"Të jetë taktikë. Në qoftë se jeni për ta shtyrë kjo nuk i bën nder ju dhe klientit tuaj. Ky afat kërkohet për të përfituat kohë për të prishur provat", tha Alibeaj.



