
Mbreti i Arabisë Mohamed Bin Salman vendosi të riorganizojë qeverinë të enjten duke rinovuar postet e larta zyrtare. Vendim që vjen pas përmasave të mëdha që mori cështja e vrasjes së gazetarit të Washington post xhamal kashogit.
Skandali pas vrasjes së gazetarit saudit të uashington post Jamal Khashoggi nuk ka kaluar dhe aq lehtë për riadin. Mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi një riorganizim të qeverisë, ndryshime që erdhën me emërimin e ministrit të ri të jashtëm dhe me rinovimin e posteve të tjera të larta, pas akuzave në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Mbreti Salman emëroi edhe princin Abdullah bin Bandar, djalin e princit Bandar Al Saud, i cili dikur shërbeu si ambasador saudit në Uashington, si kreun e ri të Gardës Kombëtare dhe njoftoi punësimin e disa zyrtarëve të inteligjencës së sigurisë.
Duket se ky ndryshim vjen si përpjekje e mbretërisë për të bindur shtetet akuzuese se riadi nuk ka lidhje me vrasjen. Madje princi Al-Jubeir ka thënë më parë se vrasja e Khashoggi ishte një "gabim i jashtëzakonshëm". Në një intervistë me Fox News në tetor, ai tha se vdekja e gazetarit të Ëashington Post ishte rezultat i një operacioni mashtrues dhe shtoi se qeveria e tij do të dënonte ata që ishin përgjegjës për "vrasjen" e tij.
Hetuesit turq dhe Prokuroria Publike Saudite kanë thënë se Khashoggi u vra dhe u copëtua në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll më 2 tetor nga një ekip prej 15 agjentësh sauditë të dërguar nga Riadi. Muajin e kaluar CIA hodhi dyshime se një mision i tillë nuk mund të kryhej pa autorizimin e princit të kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtarit të afërt të fronit saudit.
Emërimet e së enjtes dhe ndryshimet e kabinetit vijnë në kuadër të përpjekjeve të Mbretit Salman dhe djalit të tij, bin Salman, për rishikimin e sigurimit shtetëror saudit pas vdekjes së Khashoggit.



