
Në tre muaj eksportet kanë pësuar rënie per 11%. Kreu I shoqatës së “Pro export Albania” kundërshtoi guvernatorin Genc Sejko në këtë pikë, ndërsa tha se janë në pritje të një zgjidhje pas takimit që patën me ministren e financave. Edhe eksperti Eduard Gjokutaj e konsideroi alarmante situatën me eksportet muajt e fundit, duke e gjetur fajtorin jo vetëm tek rënia e euros, por dhe informaliteti.



