Osmani: Vaksina antiCovid nuk vjen në Kosovë deri në prill (VIDEO)

Osmani: Vaksina antiCovid nuk vjen në Kosovë deri në prill (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë për vonesat në furnizim me vaksinën anti-COVID.

Osmani gjatë një vizite që ka pasur sot në Klinikën Infektive në QKUK ka thënë se shtetet e rajonit tashmë kanë nisur vaksinimin, ndërsa sipas saj kjo vaksinë nuk do të vijë në Kosovë deri në muajin prill.

“Unë kam diskutuar me një numër të madh të partnerëve ndërkombëtarë, që kanë ofruar përkrahje për Kosovën. Kemi vonesa që nuk do të duhej të arsyetoheshim, shtetet e rajonit janë shumë para nesh dhe ne do të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria pse ne nuk jemi të përgatitur dhe pritet që sipas gjitha gjasave vaksinat të vijnë tek pas prillit”, ka deklaruar Osmani.

Ajo tha se do të kërkojnë ndihmë nga shtetet e BE-së, të cilat kanë porositur vaksina shtesë, që ta ndihmojnë Kosovën, ndërsa ka thënë se do të vaksinohet sapo të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët e vendit.

“Do të kërkojmë ndihmë nga shtetet e BE-së që kanë më tepër vaksina sesa numri i banorëve, do të kërkojmë ndihmë nga këto shtete, në mënyrë që edhe qytetarët tanë të pajisen më herët se prilli. Sapo vaksina të jetë e disponueshme edhe për ne, natyrisht që do ta marr vaksinën, por prioritet e kemi vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, ata mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike”, është përgjigjur Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy