
Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot do të mbahet një Samit i Jashtëzakonshëm i NATO-s, ndërkohë që jemi në ditën e dytë të agresionit rus në Ukrainë.
Në postimin e kreut të qeverisë në rrjetet sociale paralajmërohet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes.
Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.



