Shtufi refuzon ekstradimin në Shqipëri: Po persekutohem politikisht nga Edi Rama dhe regjimi i tij

Shtufi refuzon ekstradimin në Shqipëri: Po persekutohem politikisht nga Edi Rama dhe regjimi i tij

Një vendim i Këshillit të Apelimit në Gjykatën e Selanikut  ka hapur dritën jeshile për ekstradimin në Shqipëri të biznesmeni Ilir Shtufi, i vënën nën akuzë për  trafik ndërkombëtar të drogës. 

 

53-vjeçari u gjet dhe u arrestua nga oficerët e policisë greke në qershor në një hotel në Selanik bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të Interpol. Shtufi akuzohet  për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash në ndërtime kullash në Tiranë.

 

Siç raporton portali Gr Times,  gjatë seancës në gjykatën greke,  Ilir Shtufi mohoi akuzat dhe kundërshtoi dërgimin në Shqipëri duke thënë se po përndiqet nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

 

“Biznesmeni mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin e tij, duke pretenduar se po persekutohej politikisht nga regjimi i Edi Ramës për shkak të aktiviteteve të tij të biznesit, ndërsa shprehu frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e gjyqësorit shqiptar".

 

Shtufi po ashtu deklaroi se është biznesmen që nga viti 1994 dhe se menaxhon mbi 20 kompani në Shqipëri, të përqendruara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë. Një nga akuzat politike sipas tij është se i shërben opozitës në Shqipëri.

 

SPAK  lëshoi urdhër arrest për biznesmenin Ilir Shtufi, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. 

 

Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, e cila ka fituar lejen për ndërtimin e kullës 65 kate të njohur si Mali i Tiranës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy