Atentat 4 shqiptarëve në Romë, arrestohen autorët

Atentat 4 shqiptarëve në Romë, arrestohen autorët

Katër shqiptarë i kanë shpëtuar për mrekulli një atentati me armë nga tre italianë, në Romë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tor Vergata, në kryeqytetin italian.

Sipas mediave italiane, autorë të sulmit kanë qenë tre shtetas italianë 58, 31 e 23 vjeç, të cilët  kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ndaj katër shqiptarëve, në afërsi të një lokali në rrugën Musomelil.  

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë futur brenda lokalit, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Policia italiane ka vënë në pranga autorët e sulmit, të cilët akuzohen për tentativë vrasje, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy