
Një mjeke është vendosur nën hetim në maternitetin e Vlorës, pasi një foshnjë vetëm 5 ditëshe ndërroi jetë.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë.
Mjekja dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 4 tetor, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.
Aktualisht vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.



