
Kryeministri i Izraelit ka hedhur poshte me zemërim komentet e bëra nga presidenti turk i cili e quajti Izraelin "shtetin më fashist dhe racist" në botë.
Benjamin Netanyahu akuzoi Rexhep Tajip Erdogan për "masakrimin e sirianëve dhe kurdëve", pasi Erdogan krahasoi udhëheqësit politikë izraelitë me Hitlerin.
Netanyahu vazhdoi më tej me akuzat se Turqia, nën sundimin e Erdogan, ishte bërë një "diktaturë e errët".
Sipas BBC, të dy vendet kanë një histori kohët e fundit që marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara.
Në një fjalim në partinë e tij AKP, presidenti i Turqisë e quajti aprovimin e ligjit të ri izraelit se e bën shtetëtin më “racist dhe fashist” në botë.
“Shpirti i Hitlerit, i cili e çoi botën në një katastrofë të madhe, ka gjetur ringjalljen e tij në mesin e liderëve të Izraelit”, tha Erdogan.
Vërejtjet e Erdogan vijnë pasi parlamenti izraelit e kaloi ligjin i cili e bën vendin i gjithi i Izraelit duke anashkaluar minoritetin arab.
Madje vendimin e shtetit të Izraelit e ka quajtur një “shtet aparteid”.
Izraeli e konsideron krahasimin me regjimin nazist, i cili vrau gjashtë milionë hebrenj në Evropë në Holokaust, si një ofendim i rëndë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj Erdoganit duke thënë se ai Turqinë po e kthen në një “diktaturë të errët”.
Netanyahu ka thënë se Izraeli "nuk do të marrë leksione për moralin nga dikush që për vite me radhë ka bombarduar civilë pa dallim



