Administratorja e Inceneratorit të Tiranës s'paraqitet në Komision, Tabaku: Njoftojeni, nëse refuzon silleni me forcë

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës s'paraqitet në Komision, Tabaku: Njoftojeni, nëse refuzon silleni me forcë

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme. Zonjës Kodra i janë kërkuar dokumente shtese dhe është njoftuar të paraqitet serish në Komision në orën 9.00.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se duhet të njoftohet deri në mesditë për tu paraqitur dhe sipas saj nëse ajo refuzon të vijë atëherë Policia e Shtetit ta sjellë me forcë.

Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit te Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe njëherë në drekë, në thirrjen e tretë, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do të bëjmë të njëjtën procedurë që propozuam për z. Loran Dusha, do të njoftojmë shërbimet e Policisë së Shtetit për ta sjellë këtu me forcë.

Më tej Tabaku ka paralajmëruar sërish kallëzime penale për personat që nuk sjellin informacion apo nuk i përgjigjen ftesës për të dëshmuar. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje PS-së që të dëshmojë Artan Rama.

Zonja Ariola Kodra në dëshminë e saj dha disa fakte të rëndësishme për faktet e tjera kishte një amnezi të përkohshme të cilën ne kishim shpresuar që pas 5 ditësh reflektimi zonjës mund t’i kthehej memoria. Kemi marrë ndërkohë fakte të tjera shtesë. Dua të informoj publikun që pas njoftimit që unë bëra për të bërë kallëzime për personat që nuk sjellin informacion, ne kemi një fluks të jashtëzakonshëm informacionesh që sigurisht do t’i përdorim. Njëkohësisht i kërkoj PS kërkesën për z. Artan Rama për të dëshmuar në këtë Komision. Z. Artan Rama ka disa ditë që vjen për të dëshmuar në Komision. Besoj se PS ka reflektuar dhe e ripërsëris kërkesën për z. Artan Rama. Në orën 10.00 do të vijë Sekretarja e Përgjithshme e Infrastrukturës dhe Transportit, zonja Viola Haxhiademi. Në orën 12.00 do të lidhemi me Administratorin e Fierit z. Loran Dusha, ndërkohë që në orën 13.00 dhe 14.00 kemi dy përfaqësues të konçesionit z. Florian Muça dhe znj Valbona Ballgjini. Do kisha dëshirë të procedonim sa më shpejt me dëshmitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy