Drake “gdhend” në trup Virgil Abloh

Drake “gdhend” në trup Virgil Abloh

Drake nderoi mikun e tij të ndjerë Virgil Abloh në mënyrë të përhershme.

Reperi 35-vjeçar ka nderuar stilistin e ndjerë të Louis Vuitton dhe Off-White, i cili vdiq në moshën 41-vjeçare më 28 nëntor, duke “gdhendur” një tatuazh të ri të veçantë në trupin e tij.

Artisti Joaquin Ganga ndau një foto në Instagram të tatuazhit, e cila i referohet një fotoje të famshme të Abloh duke lëshuar një balonë në pasarelën e Louis Vuitton në Javën e Modës në Paris në 2018.

Abloh ndërroi jetë muajin e kaluar pas një beteje dyvjeçare me angiosarkoma kardiake, një kancer i rrallë. Lajmi tronditi industrinë e modës dhe muzikës, dhe Drake ishte në mesin e shumë personazheve të famshëm që i shkruan vargje të ndjera për Virgil.

“Plani im është të prek qiellin edhe 1000 herë të tjera për ty… të dua përjetësisht vëlla, faleminderit për gjithçka”,  shkroi ai në Instagram të fotove të tij dhe Abloh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy