Skandali te UBT/ GJKKO lë në burg administratorin dhe 4 të tjerë, ndryshon masa për 5 të dyshuar

Skandali te UBT/ GJKKO lë në burg administratorin dhe 4 të tjerë, ndryshon masa për 5 të dyshuar

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë dhe 4 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akzuën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.

Nuk ka ndryshuar masa “arrest me burg” për Edmond Tërthorjan, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike dhe Mehmet Qoshja, specialist për fondet, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

E njëjta masë është konfirmuar edhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat i dyshuar për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërkohë që Gjykata ka lehtësuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për 5 të dyshuar të tjerë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy