
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaron se 16 mijë mercenarë të huaj do të luftojnë për Ukrainën.
Në një video-mesazh gjatë ditës së enjte, kreu i shtetit tha se, “Ukraina po takohet me vullnetarët e parë të huaj ndërsa ata janë në rrugën e tyre me qëllim të mbrojnë lirinë e saj”.
Zelensky foli pasi gazeta japoneze ‘Mainichi’ citoi një burim ku thuhej se janë rreth 70 vullnetarë nga Japonia, që do të bashkohen me radhët e mercenarëve në “legjionin e huaj” të Ukrainës.
Citohej se mes mercenarëve japonezë, janë 50 ish-ushtarakë nga Forcat e Vetëmbrojtjes së Japonisë.
Zelensky bëri gjithashtu thirrje se kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Europës dhe botës “duhet të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit, kundër ushtrisë ruse”. Presidenti Zelensky sqaroi, forcat e armatosura të Ukrainës janë aktualisht në procesin e krijimit të një njësie legjioni të huaj për vullnetarë ndërkombëtarë.



