
Në një seancë maratonë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ish kreun e Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika dhe ish-zv/ drejtorin Andi Toma. Në burg mbeten edhe tre biznesmenë. Ata akuzohen për shpërdorimin e fondeve të ndërtimit të rrugës Elbasan Gjinar, me një dëm shkaktuar buxhetit prej 5.3 miliardë lekë.



